Enver Sheshi është personi që humbi jetën në QSUT, pas një arresti kardiak, sipas eksperizës mjeko-ligjore.
Ai ishte një ndër të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit.
59-vjeçari ditën e djeshme rreth orës 16:00 ka dalë nga burgu 313 për ndihmë në QSUT, por ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.
Nga familjarët është njoftuar se sot organizohet ceremonia e varrimit.
Sheshi ishte administrator i një kompanie që kishte përfituar fonde në mënyrë fiktive.



