Mbas lajmit të plagosjes nga një shqiptar, të një femije 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha me një status në rrjetet sociale.
Një krim i shëmtuar, shprehet Berisha, duke ju bërë thirrje institucioneve të Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit.
Ja mesazhi i plotë:
Një krim i shëmtuar!
Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një femije 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces. Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit, dhe shtoj se janë të padenja perpjekjet e Beogradit për të shfrytezuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qellime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. #sb



