Këtë mesazh përcjellë Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet faqes së saj zyrtare në “Facebook”.
Mesazhi i plotë:
🇦🇱 | Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkojnë në mënyrë paqësore mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njohura botërisht. Ata vijnë nga çdo rajon, klasë shoqërore ose prejardhje dhe punojnë në një gamë të gjerë çështjesh.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut:
🔹Këmbëngulin për lirimin e të burgosurve politikë.
🔹Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, reforma demokratike dhe sundim të ligjit.
🔹Ekspozojnë korrupsionin dhe promovojnë politika të përgjegjshme për tokën dhe mjedisin.
🔹Luftojnë intolerancën dhe diskriminimin.
🔹Punojnë për të parandaluar konfliktin dhe për të lehtësuar ndikimet e tij mizore.
Mbrojtja dhe mbështetja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut është një përparësi themelore e politikës së jashtme të SHBA. Lexoni më shumë: https://bit.ly/3WWRi7a



