Lumi Nerodimë është një lum në Kosovë i cili buron në Malin e Jezercës.
Nerodimja njihet në literaturën gjeografike për bigëzimin (Bifurkacionin).
Ky lum i veçantë është pranë qytetit të Ferizaj.
Në shtratin e lumit të Nerodimës është ngritur një digë, e cila e bënë të mundshme rrjedhën e një pjese të ujit në drejtim të lumit të Sitnicës, prej aty bashkohet me lumin Ibër dhe përfundon në Detin e Zi, në brigjet e Bullgarisë.
Dega tjetër e tij bashkohet me lumin Lepenc dhe në vijim me lumin Vardar për të përfunduar në Detin Egje.
Theksojmë se, ky fenomen gjeografik është plotësisht natyral dhe meriton të përmendet dhe të shënohet, sepse bifurkacionet në botë janë të rralla e në kontinentin tonë ky fenomen është i vetmi.
Lumi Nerodimë është i gjatë 41 km, ndërsa sipërfaqja e pellgut arrin 228 km² dhe i sjellë Lepencit mesatarisht 2,1 m³/s ujë.



