Athinë- Njofton Shpetim Zinxhiria
Ngjarrja e rëndë ka ndodhur sot në zonën Saka të Kerateas të Atikës, ku 40-vjeçari ka humbur jetën në një greminë nga një lartësi prej 20 metrash. Ai kishte shkuar sëbashku me dy bashkëkombes të tjerë për të mbledhur lakra të egra. Janë këta që kanë lajmëruar më pas organet përkatëse.
Trupi i tij i dërmuar nga shkëmbi është nxjerrë nga shpëtimtarët e e shërbimit EMAK-ut me ndihmën e zjarrfikësve.



