Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka zbardhur arsyet e takimit me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Rama shkruan në rrjetet sociale se qëllimi i këtij takimi ishte për ta informuar kreun e shtetit mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatik.
Ja postimi i tij:
🏛️🇦🇱Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike🤝



