Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ja njoftimi i tij:
🚗🚚 🚖Duke nisur nga ky muaj, dëshmitë e aftësive profesionale për drejtuesit e mjetit do të jenë totalisht të digjitalizuara🧑🏻💻👩🏻💻
Këto formate të reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, janë rezistente dhe unifikojnë afatet e vlefshmërisë duke rritur ato 2 vjeçare në 5 vjeçare🤝✔️
Kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre😊


