NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Fier/Grupi i Bashës i dorëzon zyrën PD-së. Deputeti Baçi: Vlerësim maksimal, per miqte dhe kolegët tanë demokrat.
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Qemal Karaosmani/ Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, budallenj dhe delirantë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Qemal Karaosmani/ Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, budallenj dhe delirantë…

Neutrale
Last updated: 2023/01/06 at 9:11 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, budallenj dhe delirantë: Rruga ime.!Te Rruga ime fjala më e sikletshme është “puna”. Zbavitja më e këndëshme është Faceboku.!!! Filmi më i bukur telenovela.! Muzika më e pëlqyer sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun.! Vera më dehëse vjedhja.! Rakia më e mrekullueshme hilja.! Pija më freskuese vrasja.!!
Te Rruga ime ai që pret të vritet sa më vonë prej dikujt, bën çmos të vrasi sa më herët një të tretë.!!!Për 99 nga 100 banorë të Rrugës time Romani nuk ekziston, Novela ka ikur në drejtim të paditur, “Tregim” quhet çdo thurje e përçartun fjalësh.!!!
Te Rruga ime, ku kafenetë zhurmojnë nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se mallrave nëpër dyqane nuk u vënë çmime.!
Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet veprim heroik kundër qeverisë së keqe.!!Te Rruga ime gumëzhijnë nostalgjikët e dëshpëruar; Për jetën e sotme monotone të palezetshme pa atentate nëpër rrugica, pa mbledhje të fshehta, pa vrasje pas shpine, pa arsye për të ngjitur trakte mbi mure.!
Për popullin e Rrugës time, kapitalizmi dhe pluralizmi nuk sjellin Liri, begati, prosperitetet, por papunësi, emigracion, mungesë Rendi, korrupsion, hajdutllëk, krim, farmacira, somniferë, pilula, tableta.!
Banorët e Rrugës time nuk i hedhin asnjë qindarkë violinistit fukara që luan seriozisht Erik Satie rrëzë trotuarit, por vetëm lypsarëve pisanjosë që s’dinë të bëjnë asgjë veç të shtrihen në mes të rrugës.!!Brenda dyqaneve te Rruga ime nuk ka blerësa.! Ka shitse kokulur mbi celular duke bërë selfie ose duke i rënë pash’ më pash’ Facebokut me emër dhe pamje të ndryshuar.!!
Te Rruga ime ka gjithë çfarë femrash; Të kollajta, të vështira, qeflie, nazelie, llapaqene, interesaxhie, të zgjuara, budallaqe, delirante, të nxehta, të ftohta, të vakta, por nuk ka asnjë femër “che non ti rompe i coglioni”.
Te Rruga ime ka jo pak obezë, kardiopatë, endokrinopatë, edhe nën 30 vjeç.!Qindra delirantë që bëjnë si të ditur dhe shkarrashkruesa grafomanë popullojnë Rrugën time.!
Kafenetë te Rruga ime janë plot me ish-spiuna të qeshur që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve normalë.!
Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj të lodhur që tymosin hashash.!!
Rruga ime ka pa numërim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan ti mbytin kunatat në gropën e gëlqeres, nuse që ëndërrojnë t’ua rrjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve.!
Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arësye sepse janë biondë.! Qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele.!! Pa numurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj.
Te Rruga ime komunistat e kanë harruar luftën e klasave, merren me biznes.!!
Qindra demokratë te Rruga ime, për ta shkatërruar Partinë Demokratike përdorin me sukses mënyrën staliniste të zbatimit të luftës së klasave mes vedi.!
Blerja e një gazete te Rruga ime është po aq e rrallë sa blerja e një kostumi të shtrenjtë në një Butik.!
Rruga ime plot me hajdutë, vrasës, militantë politikë, evazorë fiskalë, budallenj, delirantë, me problematika sa për dhjetë milionë njerëz, ka vetëm tre mijë banorë, që presin të vdesin, megjithse kurrë nuk kanë lindur.!!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
4 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
8 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
9 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
10 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
23 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?