NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    1 day ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    1 day ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    2 days ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Privatizimi i Universiteteve Publike/ Profesore Lili Sula: Rama po asgjëson arsimin e lartë shtetëror
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
Të tjera
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Kryesore
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Privatizimi i Universiteteve Publike/ Profesore Lili Sula: Rama po asgjëson arsimin e lartë shtetëror

Neutrale
Last updated: 2023/01/06 at 11:43 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat në lidhje me skandalin e privatizimit të universiteteve publike. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se, Rama po asgjëson përfundimisht arsimin e lartë shtetëror.

DEKLARATA E PLOTE

Universiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, – në fondacione.

VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.

Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.

Përmes kësaj VKM universitetet do të rithemelohen, thënë ndryshe:

-pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;

-gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;

e për më tepër;

-do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.

Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.

-pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),

-pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,

-pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,

-pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve thuajse në të gjitha degët,

-pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.

-e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër,

me Vendimin e këshillit të Ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.

Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konsekuente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.

Theksojmë se me ardhjen në krye të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.

I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes.

TAGGED: Lajme
Neutrale January 6, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
5 hours ago
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
5 hours ago
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
1 day ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
1 day ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
2 days ago

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!

Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?