NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    1 day ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    1 day ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    2 days ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: PAGËZIMI I KRISHTIT – UJI I BEKUAR (6 janar) Shtjellimi i Plotë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
Të tjera
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Kryesore
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

PAGËZIMI I KRISHTIT – UJI I BEKUAR (6 janar) Shtjellimi i Plotë

Neutrale
Last updated: 2023/01/06 at 9:45 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Atë Foti Cici

1. Urime për festën e sotme, një nga festat e mëdha të krishterimit, por sidomos për ata që festojnë emrin: Theofan, Foto, Foti, Fotaq, Fotina, Fotini, Jordan, Epifan, Dritan, Drita, Ndriçim, etj. Gëzuar e për shumë vjet!

2. Emri i festës: Përse “Uji i bekuar”?

Në traditën shqiptare dita e sotme ka një përmasë të veçantë, sepse quhet “Uji i Bekuar”, një cilësim që nuk ekziston asgjëkundi në krishtërimin ortodoks. Si ka mundësi?

Kjo është një nga pikat kulturore që nga njëra dëshmon karakterin e lashtë dhe vendor të kishës sonë në Shqipëri, por nga ana tjetër kallëzon të kaluarën e errët të kishës sonë si institucion njerëzor ndër shqiptarë.

Kisha ishte gjuhësisht e distancuar nga shumica dërrmuese e popullit, sepse i fliste vetes dhe jo besimtarëve, gjë që ka imponuar cilësime ndryshe, në krahasim me ortodoksët e tjerë në Ballkan: Uji i Bekuar për Theofaninë (Shfaqje e Perëndisë), Shën Mëria për termat “Panajia” (E Tërëshenjta), a “Theotokos” (Hyjlindëse), etj.

Në vështirësi për t’i përkthyer këta terma të huaj, kur vetë kisha e ndalonte gjuhën amtare të besimtarëve, populli gjeti fjalë me lidhje e ngarkesë të drejtpërdrejtë, me përshoqërime më të prekshme në jetën e përditshme, madje duke reaguar kundër shtypjes: përderisa më 6 janar prifti bënte shërbesën e bekimit të ujit, dhe përderisa besimtarët praktikisht e merrnin këtë ujë në shtëpi dhe e pinin, kështu ia vunë emrin edhe kësaj dite, sepse kjo ishte më e rrokshme për ta, duke ua lënë pjesën “teorike” priftërinjve, të cilët edhe ata rrallëherë ishin të arsimuar.

Në janar të vitit 1991 kam takuar në Greqi një ish të burgosur politik nga fshatrat tona të Himarës, një “i marrë për Krishtin”, i cili më tha se kur ishte në burg, “mbushja një pagur me ujë nga çezma çdo 6 janar, dhe e pija çikë e nga një çikë gjatë gjithë vitit. Uji nuk prishej, edhe pse nuk kishte shërbesa kishtare në Shqipëri, sepse ujërat bekohen kudo!”.

Kjo është një nga ato dëshmi që përkthen më së miri jo vetëm emrin që shqiptarët ortodoksë i vunë kësaj dite, por dhe besimin dhe traditën tonë në Shqipëri.

3. Përmbajtja e festës

Kur Zoti ynë hyri në vitin e tridhjetë të jetës së Tij në tokë, Gjon Pararendësi ishte rreth gjashtë muaj më i madh, duke jetuar në shkretëtirë që në fëmijëri.

Gjoni mori urdhër nga Perëndia dhe hyri në viset e Jordanit, duke predikuar pagëzimin e pendimit për faljen e mëkateve. Kështu, Shpëtimtari erdhi nga Galilea në Jordan dhe i kërkoi atij ta pagëzonte, edhe pse Jezui ishte Mësuesi, ndërsa Gjoni shërbëtor!

Atë ditë qiejt u hapën, Shpirti zbriti në trajtë pëllumbi mbi Atë që pagëzohej, dhe zëri u dëgjua nga qielli, duke dëshmuar Birin e Perëndisë, tashmë i pagëzuar si njeri (Mateu 3: 13-17; Marku 1: 9-11; Luka 3: 1-22).

Kjo ngjarje ishte manifestimi (epifania), shfaqja e Hyjnisë (Theofania) së Jezu Krishtit dhe misteri i madh i Trinisë.

Kjo ditë e shënuar përuroi misterin e shenjtë të pagëzimit të krishterë, si dhe fillesën e predikimit për Mbretërinë e Qiellit.

4. Sfondi i festës

Në shekullin II Klementi i Aleksandrisë shkruan për kremtimin e Epifanisë. Hulumtimet tregojnë se në shekujt e parë kjo e kremte festohej së bashku me Krishtlindjet, deri në shekullin IV, kur rreth vitit 336 nisi ndarja e dy festave; fillimisht në Romë, dhe më vonë në Lindje.

U përcaktua 6 janari si datë kremtimi, për të zëvendësuar një festë pagane dimërore, e cila kishte si qerthull diellin dhe errësirën, gjë që mbijetoi edhe në traditën ortodokse, duke e përjetuar këtë të kremte si festa e dritës dhe ndriçimit!

5. Përkthimet e shërbesës dhe tekstet e plota online

I. Shërbesat e Ujit të Bekuar u botuan për herë të parë në gjuhën shqipe nga Imzot Fan Noli, në vëllimin përmbledhës të Mujorëve, “Librë e të Kremteve të Mëdha të Kishës Orthodoxe”, 1911, f. 150-178:
http://albanianorthodox.com/wp-content/uploads/libre-e-te-kremteve-05.pdf

Libri i plotë:
https://albanianorthodox.com/libre-e-te-kremteve-te-medha-te-kishes-orthodoxe-boston-1911/

II. Himnet e shërbesave për këtë të kremte u botuan të ripunuara dhe të përditësuara nga Imzot Fan Noli, në librin e tij më voluminoz, “Kremtore”, 1947, f. 483-497:
http://albanianorthodox.com/wp-content/uploads/Kremtore-e-Kishes-Orthodokse-1947_Te-Kremtet-e-Jenarit.pdf

Libri i plotë:
https://albanianorthodox.com/kremtore-e-kishes-orthodokse-1947/

Botimet liturgjike të Imzot Fan Nolit:
https://albanianorthodox.com/tekste-liturgjike/

III. Shërbesat e kësaj të kremteje, “Theofania e shenjtë e Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht” u botuan të plota nga Atë Justin Anthimiadhi:
Mbrëmësorja dhe leximet biblike;
Shërbesa e Ajiazmës së madhe;
Himnet e mëngjesit dhe Mëngjesorja;
Shërbesa e bekimit të ujërave (hedhja e kryqit);
Citimet biblike.

Mujori III, 2015, f. 90-124:
http://albanianorthodox.com/mujori-3-2015/

Gjashtë vëllimet e përkthimeve të Atë Justinit:
https://albanianorthodox.com/…/perkthimet-e-at-justin…/

6. BURIME ANGLISHT

Orthodox Theophany Resource Page:
https://www.johnsanidopoulos.com/2015/01/orthodox-theophany-resource-page.html

___________________

Foto: Pagëzimi i Krishtit nga Onufri (shek. XVI), Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë. Fillimisht kjo ikonë ndodhej në Kishën e Ungjillëzimit të Beratit.

Neutrale January 6, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
3 hours ago
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
4 hours ago
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
1 day ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
1 day ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
2 days ago

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!

Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?