Noli ishte një nga etërit e kombit dhe letrave shqipe, lëvrues i fjalës shqipe dhe përkthyes i perlave të letësisë botërore, por sidomos figura më e madhe e Ortodoksisë Shqiptare, dje dhe sot!
Noli u përfshi aktivisht edhe në politikë në vitet 1920- të, ai udhëhoqi grushtin e shtetit ( i ashtuquajtur “Revolucion i Qershorit) në qershorin e vitit 1924 dhe për disa muaj qe kryeministër i vendit. Kjo është e vetmja “ngarkesë me dritë-hije” e tij në rrafshin e veprimtarisë së gjatë atdhetare.
Me përkthimin e shërbesave dhe të himnologjisë në vitet 1910, Imzot Noli i dha armët lëvizjes shqiptare për autoqefali, duke e bërë praktikisht të mundur formimin e një kishe autoqefale kombëtare më vonë, prandaj dhe ai ishte dhe është i kudondodhur në kishat tona, pa qenë fizikisht i pranishëm.