Të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen djaloshi me fizikun e veçantë që bëri hapjen e ceremonisë së Kupës së Botërorit 2022 në Katar.
Ai quhet Ghanim Al Muftah dhe është binjak me Ahmed Al Muftah.
Vëllai, Ahmedi është një djalosh me zhvillim normal dhe me një buzëqeshje që përcjell ngrohtësi, ndërsa protagonisti i ceremonisë, Ghanimi është po aq i qeshur, por i lindur me një sindromë që nuk i ka dhënë mundësinë për gjymtyrët e poshtme.
Historia e tyre emocionuese përfshin prindërit me një kurajo të jashtëzakonshme.
Ja pse…
Gjate shtatezanisë, nënës së tyre i kanë rekomanduar mjekët që t’i abortonte, ngaqë njeri fetus mbart një sindromë të rrallë, që rezulton me mungesë të gjysëm trupit të poshtëm.
Prindërit mbas konsultimit me njeri- tjetrin, kishin vendosur ta vazhdojnë shtatëzaninë dhe ata erdhën në jetë të dy.
Mbartësi i sindromës është Ghanim-in, një djalë Hafiz (interpretues i Kuranit), një djalë që ka diplomuar në UK.
Ai është ambicioz dhe shpreson që një ditë të bëhet ambasador i Katarit në Angli.
Ishte pikërisht djali që mahniti secilin prej atyre që ndoqën hapjen e aktivitetit sportiv më të ndjekur në botë, Kupës së Futbollit Botëror.
Kurrë nuk ishte parë debutim më i veçantë dhe me aq shumë emocione në historinë e ceremonive botërore të futbollit apo çdo lloj ceremonie tjetër në aktivitete sportive, kulturore, lojëra olimpike apo sfilata marramendëse mode.




