Sikurse duket edhe në fotot që shoqërojnë shkrimin, qyteti i Elbasanit ka mbetur nën “pushtetin” e plehrave.
Inceneratori helmues simbas bashkisë është në remont prej disa muajsh.
Duke marrë shkas nga kjo ka reaguar deputeti Luçiano Boçi, i cili është edhe kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit për bashkinë e Elbasanit.
Boçi shprehet: Grabitje e pastër në një Bashki të bërë pis!
Gjithashtu ai shprehet i sigurtë se: Më 14 Maj kjo situatë merr fund!
Ja postimi i plotë:
‼️Plehrat e Elbasanit natën dhe ditën, në qendër dhe periferi.
Kudo sheh tym, pluhur, plehra.
Madje seleksionuesit nomade me karrocat e tyre epike, ndajnë plastikat e letrat brenda në kazanë për të siguruar mbijetesën.
Pamje trishtuese dhe shokuese!
Ndërkohë Inceneratori helmues, brenda cilit duhet të bëhet seleksionimi, sipas Bashkisë është ende prej shumë muajsh në remont.
Por kjo nuk e pengon bashkinë t’i marrë qytetarëve nga xhepat 25€ për ton dhe pse vetëm i grumbullon plehrat.
‼️‼️Grabitje e pastër në një Bashki të bërë pis!
Pa harruar 27 milion € që u rrëmbyen për vetë inceneratorin e që sot nuk funksionon.
Më 14 Maj kjo situatë merr fund!❌