Stinët shpesh kanë ndikim në shëndetin tonë. Ndërsa moti ftohet dhe ditët shkurtohen, ne kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Jemi të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit në mjedise të mbyllura. Ajri që thithim nxehet nga pajisjet dhe gjatë procesit thahet. Ekspozimi ynë ndaj pluhurit dhe grimcave të mykut dhe ndotësve të tjerë të brendshëm është rritur. Në momentin që dalim jashtë ajri është i ftohtë e me lagështirë! Rrallë individë ja dalin të mos preken nga këto ndryshime drastike!
Ne, nuk tolerojmë të ndihemi të sëmurë qoftë edhe për disa ditë. Jeta jonë rrjedh me ritme të shpejta, ne nuk kemi kohë për të toleruar një sëmundje që po na kufizon punën, aktivitetin.
Ne mendojmë se një forcë e jashtme na ka sulmuar. Ne kërkojmë një ilaçe për ta nxjerrë jashtë!!
Shpesh telefonojmë një mjek, i tregojmë ankesat e ai na jep një antibiotik.
Është momenti që të gjithë besojmë se jemi në rrugën drejt shërimit. Nëse antibiotiku i parë dështon, ka gjithmonë një të dytë ose një kombinim!
Besohet se antibiotiku i parë ishte i pasaktë. (Një mjek pa njohuritë e duhura jua thotë shpesh!)
Fakt: në më shumë se gjysmën e rasteve të infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes një antibiotik është i padobishëm. Antibiotikët e krijuar për të luftuar bakteret nuk ndihmojnë kur shkaku është një virus. Është e vështirë të përcaktohet nëse ndonjë grup simptomash përfaqëson një infeksion viral apo një infeksion bakterial. (Sidomos nëpërmjet telefonit).
Unë besoj fort që është e rëndësishme të ekzaminohet një pacient përpara se të filloni një antibiotik.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka rritur rezistencën ndaj antibiotikëve, kështu në një moment që ata do na duhen nuk do japin rezultat.
Përdorimi i antibiotikëve kur nuk është i nevojshëm është i rrezikshëm.
Fatkqësisht sot plot pacientë kërkojnë vetë në farmaci antibiotikë!
Ky fakt është tmerrues!!
Ka strategji të arsyeshme për të menaxhuar simptomat e infeksioneve të hershme të traktit respirator pa përdorur përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Strategjitë që reduktojnë ekspozimin ndaj faktorëve e substancave irrituese përfshijnë:
⛔️ Shmangia e situatave ku ekspozimi ndaj personave të tjerë të infektuar është i mundshëm. Që nga fëmijëria mbaj mend që kur na vinte në shtëpi dikush me kollë e temperaturë, sëmureshim edhe ne pak ditë më vonë3.
➡️ ✨️Ajrosja e ambienteve të shtëpisë dhe të punës mund të jetë një strategji parandaluese shumë efektive. Është më I shëndetshëm një ambjent me ajër të ftohtë e të pastër se sa një ambjent me ajër të ngrohtë por të ngarkuar, me faktorë qê sjellin sëmundje.
➡️Mos merrni asnjëherë antibiotikë pa vizitë mjekësore.
➡️Kërkoni nga mjeku spjegime për arsyet që po ju jep antibiotikë!
➡️Trupi juaj meriton të trajtohet si tempull!

