Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto nga kryeqyteti, ku dallohen koshat e mbeturinave të mbushura, por jo vetëm ato, mbasi duket qartë, se edhe mjedisi rreth tyre është i papastruar.
Vetëm me një fjali, Berisha përcjellë në rrjetet sociale jo vetëm shqetësimin, por edhe akuzat e përsëritura për aferën e inceneratorëve.
“Tirana e plehrave e Lal djegësit”!, shkruan Berisha në Facebook.

