Me një status në Twitter, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, është shprehur qartë dhe prerë se: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën.
Ja mesazhi:
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
@USEmbPrishtina
Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.