🔴 Pagesat ditore të thesarit për kontratat koncesionare (deri vitin 2021), gjatë dekadës së fundit janë përfituesit kryesore të financimeve shtetërore!
🔴Koncesioni i skanimit të mallrave në Dogana nga kompania S2 Albania, është një ndër këto!
Buxheti i shtetit ka paguar për shërbimin e skanerit në dogana 10,8 miliardë lekë (100 mln USD), në 2015-2022!
🔴Në vitin 2022 në skanerat e koncesionit janë zbuluar 176 raste të parregullta të tregtisë në të gjitha pikat e skanimit dhe kishin të bënin me raste të narkotrafikut, kontrabandë etj!
🔴Buxheti i shtetit bëri pagesë vjetore mbi 12 milionë euro, madje pa bërë një analizë dhe vlerësim, se sa janë rritur të ardhurat e buxhetit të shtetit nga ky shërbim dhe sa është ulur trafiku i mallrave të paligjshme!
Procesi i skanimit aktualisht kryhet në Doganat Kapshticë, Kakavijë, Morinë, Durrës dhe Qafë Thanë.
🔴Për vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë rezultojnë 228 kontrata koncesioni/PPP të nënshkruara!
⛔️Rilindja çdo vit rrit numrin e koncesioneve ose PPP, ndërkohë veç të ardhurave që krijojnë, në mënyrë korruptive me ritëm progresiv është rritur dhe subvencionimi i tyre nga buxheti i shtetit!



