Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke theksuar se ky është një
” FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike”
Ja postimi i tij:
#FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit👊
#KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit, vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit👺
#Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë🤷🏻♂️