Ish kryeministri Sali Berisha denoncon në rrjetet sociale, rastin e një të moshuare nga fshati Pirg i bashkisë Maliq.
Njerëz të maskuar i janë futur në banesë zonjës Luljeta Hoxha, pensioniste, e kanë rrahur në mënyrë barbare, e kanë lidhur dhe i kanë vjedhur 10 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur më dt 29 dhjetor, mbas mesnate dhe në mëngjes fqinjët e kanë dërguar në spital.
Nga policia lokale ka vetëm heshtje.
Ja postimi i plotë:
Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital.
Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Fillimisht me lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.
Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar , rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme , ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro.
Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces.
Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.

