Epifania shënon fundin e periudhës së Krishtlindjes e kremtimin e Manifestimit të Ditës kur Zoti Zbuloi Hyjninë e Tij, Jezus Krishtin, Ujit të Bekuar dhe ardhjen e tre Mbretërve Dijetarë në Shpellën e Betlehemit.
Tre Mbretërit Dijetarë, Gaspar, Melchior dhe Balthazar, nga Lindja e largët mbrritën në Betlehem, të udhëhequr nga një Yll për të Adhuruar foshnjën e porsalindur Jezus. Secili prej tyre solli një dhuratë unike, Ar që simbolizon Mbretërimin, Temjan Hyjnia dhe Mirrë që simbolizon pavdeksin, vuajtja e Tij si Shpëtimtari ynë.
Jezus Krishti ju Shfaq Botës jo kur lindi, por kur u Pagëzua.
Pagëzimi i Tij në lumin Jordan, Shërbesë e Gjon Pagëzorit, në Tokën e Shenjtë, në Qasr el Yahud.
“Ti je shfaqur sot Botës dhe Drita jote o Zot ka ndriçuar mbi ata, që duke të njohur Ty, të thonë: Ti erdhe dhe u shfaqe, o Dritë e paarritshme”.
Kisha Katolike nderon “Tre Mbretërit” si Shenjtorë dhe i kremton me festën e Manifestimit të Jezusit në 6 Janar.
Epifania është një nga tre ditët festive kryesore dhe më të vjetra të Kishës së Krishterë, dy të tjerat janë Pashkët dhe Krishtlindjet.
Katolikët Romakë, Luteranët,
Anglikanët dhe të krishterët e traditave të tjera Perëndimore e kremtojnë Epifania më 6 Janar.
Në Katedralen e Këlnit, Gjermani, ndodhet i ashtuquajturi Relikuari i Tre Mbretërve.
“Adhurimi i Mbretërve”, vepër
e Corrado Giaquinto,1725. Ekspozuar në Museum of Fine Arts, Boston!


