Nuk është skup gazetaresk, por e vërtetë…
Viola Sterjo, ish drejtoresha në bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për përfitimin e shumave dhjetëra mijëra euro me anë të mashtrimit, kishte edhe të vëllain nënkryetar të bashkisë së Pogradecit.
Sigurisht që ai nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e së motrës, por vetëm koha kur ndodhin ngjarjet e bën rastin e tij të lakueshëm në media.
Mësohet se nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen nga posti i lartë zyrtar.
Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post, mbasi ai ishte dhe vijon detyrën si drejtor i Ujësjellësit të Pogradecit.

