Gjendem sot krah personaliteteve me peshë historike në shtypin shqiptar, si Zj. Merita Shkupi, themeluese e Gazetës Tribuna në vitin 1991, Z. Skënder Shkupi, sekretar i Kolegjiumit të RD-së dhe deputet i Tiranës në legjislaturën 1992-96, Z. Orhan Sakiqi, themelues i PD-së dhe ish Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitet 1996-2000 si dhe kryeredaktorit aktual të RD, mikut tim Bledi Kasmi.
RD-ja lindi në kohë të trazirash politike, kur shqiptarët mbaheshin larg botës së informacionit. Ishte e vështirë për gazetarët e RD-së të vendoseshin përballë organeve të shtypit propagandistik të kohës. Diktatura kishte frikë nga e vërteta, sepse ajo do t’i ndërgjegjësonte shqiptarët për mjerimin ekonomik dhe kulturor që jetonin. Edhe sot tentohet të fshihet realiteti, të tjetërsohet, të propagandohet një Shqipëri që askush nuk e sheh.
Në vendin tonë nuk ka liri shtypi. Partia në pushtet nuk do që shqiptarët të krahasohen me kombet e zhvilluara, pasi kështu kjo qeveri nuk do të rezistonte gjatë. Çdo gazetë, portal apo ekran në opozitë me qeverinë është një mundësi më shumë informimi për shqiptarët.
Gëzuar 32 vjetorin Rilindja Demokratike ✌🏻

