Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e ri të SPAK, Altin Dumanin.
Për ta uruar, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës, por edhe për të dhënë mbështetje të fortë në zbatimin e reformës në drejtësi.
Ja njoftimi:
🇦🇱 | Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbëstesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin.
🇺🇸 | Ambassador Yuri Kim met today with the new SPAK Chief, Altin Dumani, to congratulate him on his new leadership position. She reiterated that the United States will continue to strongly support the implement justice reform, which is a requirement for Albania’s aspiration to join the European Union. In this respect and in furtherance of President Biden’s identification of the fight against corruption as a core national security interest for the United States, we will fully support SPAK prosecutors and investigators as they build on the success achieved so far and intensify prosecution of high-level corruption and organized crime, in accordance with the law, without fear or favor. No one is above the law.

