NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
    47 minutes ago
    Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
    2 hours ago
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    2 days ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: PD Shkodër deklaratë të ashpër kundër Benet Becit/ Fasadë politike, po bën rolin e supervizorit për projekte të financuara nga të huajt
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
Kryesore Politikë
Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU
Të tjera
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
Të tjera
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

PD Shkodër deklaratë të ashpër kundër Benet Becit/ Fasadë politike, po bën rolin e supervizorit për projekte të financuara nga të huajt

Neutrale
Last updated: 2023/01/04 at 6:35 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Partia Demokratike
(Rithemelimi) e Shkodrës ka dalë me një deklaratë të ashpër ndaj deputetit socialist Benet Beci, i përfolur si kandidat i mundshëm i PS-së për këtë bashki.

Më poshtë deklarata e plotë:

Deklaratë

Shkodra nuk ka nevojë për fasada politike dhe as për vizitor që i rikthehen në momentet kur duan të përfitojnë prej saj. Fatkeqësisht janë të shumtë ata që kanë ndjekur këtë rrugë në këto vite, por që kanë dështuar, pasi shkodranët janë më të zgjuar kur duhet të vendosin. Këto ditë të gjithë kemi qënë dëshmitar se si një deputet i qarkut Shkoder, na u shfaq befas duke inspektuar e propaganduar për projekte që po zbatohen në këtë rajon. I hyrë në lojë për t’u reklamuar në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ai po luan çdo gur të mundshëm për të rënë në sy të qytetarëve, që shumë prej tyre kishin harruar edhe se ai i përfaqëson në kuvend. Rasti më i fundit ishte ky i këtij fillim viti, kur deputeti Benet Beci kishte marrë rolin e supervizorit dhe fliste për investimin që po realizohet në brigjet e liqenit të Shkodrës për ndërtimin e molove turistike. Një investim ky i ardhur tërësisht nga fondet e huaja që lidhen drejtëpërdrejtë me taksapaguesit europian, e ku Bashkia Shkodër është një prej përfitueseve dhe partnereve, ashtu siç janë “Rajoni i Pulias dhe ai Molise”, si dhe Bashkia “Bar” në Mal të Zi. Projekti Almonit – Financuar nga Bashkimi Europian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri ka dy orientime kryesore që deputeti në fjalë duhet t’i dijë:
– 1 lidhje multimodale transporti ujor të brendshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi në liqenin e Shkodrës
– 2 lidhje multimodale transporti detar midis porteve të Bari Trani, Barletta, manfredonia, mattinata, Vieste dhe midis porteve të Termoli-Vieste.
Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër dhe territorit të saj për realizimin e këtij projekti me shumë vlera, duke rikthyer lundrimin në liqenin e Shkodërs si në vite e mëparshme, rezulton në linjë me planet e zhvillimit të Bashkisë Shkodër, që të gjithë kemi qënë dëshmitar se si janë prezantuar përpara opioninit publik në planet e zhvillimit afatmesëm. Përveç zbatimit me rigorozitet të proçedurave që lidhen me pushtetin vendor, duke nisur nga hapi i parë e deri tek i fundit që është zbardhja e lejeve, Bashkia Shkodër gjithashtu ka informuar qytetarët e saj përmes takimeve konsultative publike. Zbatimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucion shtetëror të cilin Beci e ka drejtuar, nuk e legjitimon në asnjë rast këtë “show” ku ish titullari tenton ta shesë si meritë të tijën, duke e përdorur më pas për kredo politike. Asnjë “ISH” funksionarë apo edhe funksionar nuk mund të flasë me gjuhën e “unit” për investime që realizohen qofte me paratë e taksapaguesve shqiptarë, e aq më pak me paratë e qytetarëve europian, që Shqipëria i përfiton përmes këtyre projekteve ndërkombëtare me bashkinë. Zoti Beci dhe qeveria që ai përfaqëson janë mësuar ta bëjnë këtë gjë në gjithë këto vite, sepse kanë patur rastin të shpërdorojnë sa herë ju është dhënë mundësia, pa pyetur se kë kanë përballë. Në Shkodër deputeti në fjalë e di që lojëra të tilla marrin përgjigjen e merituar, prandaj e ftojmë t’i lërë këto shfaqje, pasi të gjithë ja kujtojnë premtimet e mëdha të fushatës së 2021-shit, kur premtonte rrugën e Komanit që ta bënte me lekët e KESH dhe ministrja e qeverisë së tij ja rrëzoi këtë investim, duke e cilësuar jo strategjik. Fushata do kohë të nisë dhe nëse do të jetë kandidat zyrtar, ka kohë mjaftueshëm për të shpalosur premtime, e pse jo të listojë edhe mos investimet që në këto 9 vite qeveria që ai përfaqëson nuk ka bërë për qytetin më të madh të veriut. Zoti Beci tani që po vjen më shpesh nga Tirana në Shkodër, e di që duhen 4 orë për të përshkuar më pak se 100 km rrugë, e pastaj sapo hyn në qytet përballet me një Urë që nuk është çudia të shëmbet nga amortizimi, për të vazhduar me hyrjen e qytetit etj etj. Lista është e gjatë dhe do të kemi kohë t’i ballafaqojmë qytetarët me këto të verteta që i dijnë fare mirë, por ka nevojë t’i mësojë edhe deputeti i qarkut. E në fund por jo nga parëndësia, deputeti Beci të ndalë përdorimin e institucioneve shtetërore në funksion të fushatës së tij siç është rasti flagrant i Radio Televizionit Publik Shqiptar. I bëjmë thirrje drejtues të RTSH të mos kthehen në autopolant të qeverisë pasi paguhen nga taksapaguesit shqiptar për informimin e opinionit publik në mënyrë të paanshme dhe profesionale dhe jo për të mbuluar fushatën e PS.

TAGGED: Lajme
Neutrale January 4, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!
47 minutes ago
Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU
1 hour ago
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
2 hours ago
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
1 day ago
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
1 day ago

Me gazetarët mbas daljes nga SPAK/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë!

Nga Ditmir Bushati:E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?