Dashi- Ditë e qetë dhe me humor. Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’ju duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Vetëm këshillat e specialisteve do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur paqartësitë financiare.
Demi- Do të jeni të shqetësuar sot sepse mendoni se nuk keni arritur të plotësoni të gjitha dëshirat e njerëzve që ju rrethojnë. Do të keni ndikimin e favorshëm të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional.
Binjakët- Përfitoni nga bujaria që ju falin yjet sot. Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj dite. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’ju kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë kësaj dite.
Gaforrja- Situatë e qetë astrologjike dhe në horizont nuk duken yje që bien në kundërshtim me shenjën tuaj sot. Duhet të lini pas shpine të gjitha situatat tensionuese gjatë kësaj dite, duke u përshtatur me disa raporte që ju kanë munduar. Sa i takon sferës së ndjenjave, parashikohen zhvillime të rëndësishme.
Luani- Merreni më seriozisht lidhjen tuaj sentimentale dhe distancohuni nga veprimet e nxituara. Do t’ju duhet të prisni gjysmën e dytë të ditës për të pasur zhvillime pozitive sa u takon ndjenjave. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe ekuilibrin, në familje dhe punë. Një gabim i vogël do të ketë shumë pasoja ditët në vijim.
Virgjëresha- Do të përfshiheni nga një periudhë tejet me fat, e cila do të përfshijë të gjithë sektorët e jetës suaj. Mjaft e favorizuar do të jetë kjo ditë si sa i takon sferës profesionale ashtu edhe nga pikëpamja sentimentale, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë.
Peshorja- Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do të jetë kalimtar. Do t’ju duhet të planifikoni të ardhmen në bazë të kërkesave që do të keni. Kjo do të jetë një periudhë mjaft e rëndësishme sa u takon ndjenjave.
Akrepi- Do të ketë ndryshime në jetën tuaj sentimentale, por këto nuk do ta prishin harmoninë tuaj në çift. Do mund të mbështeteni në pozicionin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë të Saturnit. Në sferën profesionale do të riktheheni në lojë me plot bindje.
Shigjetari- Mundohuni të jeni të qetë e të sqaroheni me qetësi për çdo mosmarrëveshje. Do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit, ku do të arrini të çoni deri në fund një sërë çështjesh të rëndësishme. Përkushtimi maksimal gjatë kësaj periudhe, kërkon që të ruani qetësinë në çdo sektor.
Bricjapi- Me ndihmën e planetëve do të gjeni harmoninë dhe ngrohtësinë që keni kërkuar. Do të përfitoni nga ndikimi pozitiv i Saturnit gjatë kësaj dite, duke arritur destinacione të rëndësishme. Parashikohen rezultate mjaft të frytshme në sferën profesionale dhe atë të ndjenjave.
Ujori- Lumturia dhe qetësia e lidhjes suaj do të jetë prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni të mundur këtë do të ndjeheni mjaft mirë me veten. Duhet të tregoni kujdes lidhur me shpenzimet sot, duke mbajtur nën kontroll financat tuaja. Lidhur me disa konflikte të së kaluarës, do arrini që të gjeni zgjidhje.
Peshqit- Ndryshoni sa nuk është vonë. Parashikohet një periudhë e mbushur me ndryshime sa i takon fushës së ndjenjave. Nga këto ndryshime nuk do të mbeten pa prekur as disa çështje profesionale. Më shumë kujdes me shpenzimet, kur e dini sa ua mban xhepi.



