Ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang, do të bëhet ministri i ri i Jashtëm i vendit më të madh në botë, pasi udhëheqësi kinez, Xi Jinping deklaroi se vendimi ishte miratuar nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar.
Ministri i Jashtëm, Wang Yi është shkarkuar nga posti i tij dhe pritet të zëvendësojë zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të udhëheqjes së partisë, Yang Jiechi, pasi u promovua në Byronë Politike në Kongresin e Partisë, në tetor.

