Deputeti Belind Këlliçi ka shkuar sot për vizitë në familjen Gjoklaj.
Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote, shkruan kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, teksa bënë thirrje drejtësisë që të zbardhin vrasjen e Arditit.
Ja mesazhi:
Në ditën e fundit të vitit një vizitë në familjen Gjoklaj. Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote.
Ju që keni togën e zezë, bëni drejtësi për shpirtin e tij, për prindërit e tij të brengosur!
Një premtim më ka dalë nga zemra. Ia kam thënë prindërve dhe familjes së tij. Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet! E kam dhënë fjalën.

