Të dy rastet e rënda kanë ndodhur në Kretë, mbrëmjen e së premtes.
Mediat greke njoftojnë se, në orën 20:00 të së premtes, një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, i cili dyshohet se kishte probleme me alkoolin.
Është njoftuar dhe ka mbërritur ambulanca, por gjithçka kishte mbaruar
Ngjarja tjetër ka ndodhur në Heraklion, ku një 46- vjeçar shqiptar ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij dhe kur mbërriti ambulanca dhe polician gjeti pranë viktimës disa doza droge.

