Janë djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan 2 makina të cilat ndodheshin në magazinën e një 26-vjeçari me inicialet I. H.
Sipas raportimeve paraprake dyshohet se zjarvënia ka qenë e qëllimshme.
Njoftimi:
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.



