Në prag të fundvitit.
Në prag të këtij fundviti i uroj çdo shqiptari shëndet dhe shpresë! Shëndetin për të jetuar sa më gjatë dhe shpresën për të mos u dorëzuar para së keqes. Uroj që t’ia keni dalë të takoheni me miqtë e të afërmit tuaj këto ditë, pasi me këtë trafik të rënduar, nuk do ishte çudi që urimet e fundvitit ti shkëmbenit me datë 1 janar!
Ky ka qenë një vit shumë i ngarkuar për të gjithë.
Kohërat e vështira nxjerrin në pah energjinë e padukshme të një kombi, dhe unë jam i bindur se ne shqiptarët e kemi forcën dhe kurajën për të kapërcyer vështirësitë dhe për të sjellë ndryshimin që duam.
Qoftë viti që vjen viti i ndryshimit, i shpresës dhe i drejtësisë së mohuar për çdo shqiptar! Ju gëzoftë zemra e mot më mirë 🙏🏻

