Fëmijët nga Ukraina nxirren jashtë vendit dhe birësohen në familje ruse ndonjëherë pa e ditur familjet e fëmijëve për këtë. Mund të bëhet fjalë për mijëra fëmijë.
Një pasojë e luftës është se fëmijët nga Ukraina dërgohen në Rusi dhe më vonë birësohen në familje ruse. Bëhet fjalë si për fëmijët e luftës nga Ukraina, të cilët u ndanë nga prindërit dhe u evakuuan në zonat ruse, ashtu edhe për fëmijët që më parë jetonin në jetimore në Ukrainë. Nga ana tjetër Rusia e quan propagandë përshkrimin se fëmijët janë marrë kundër vullnetit të tyre.



