Shpirti human i Jorgo Xhanis, nuk mund të harrohet lehtë nga shqiptarët në Suedi.( Greku që fliste shqip…)
Për shqiptarët e ardhur nga Shqipëria ishin ditë të vështira, të veshtira ishin edhe për shqiptarët e greqisë …
Shumë pak kishin mundësinë e pagesës së një krevati ne nje dhomë me disa bashkatdhetarë, shumica ishin pa banesë, pa punë, të veshur hollë, pa njohuri, flinin jashtë në pyll, neper çadra …
Si shtrojë vinin disa baleta tullash, dhe si mbulojë batanije dhe plasmas.
Deborë dhe temperaturat që shkonin në minus 10 gradë ….
Vërtet ishte per të zënë kokën me dorë se si ishin katandisur bashkatdhetarët tanë rrugëve të europës, ishte vertet e tmerrëshme ti shikoje në atë gjendje që ishin.
Veç biznesit të tij, Jorgo (apo greku që fliste shqip, te mesuar nga gjyshi i tij) kish hapur edhe nje qëndër kulturore në Sätra, Stockholm.
Shumë shpejt ajo qënder kulturore u bë streha e shqiptarëve .
Filloj edhe guzhina me ushqim falas për shqiptaret e pa punë …
Aty shqiptaret e ikur nga syt kembet nga vëndi i tyre, mblidheshin dhe rrinin deri në mesnatë, në këte menyrë ata i shpetonin edhe te ftohtit te nates me temperaturat minus …
Shumë muaj shqiptaret jo vetem pa atdhe, por dhe pa dokumenta, mblidheshin në strehen e ngrohtë të Jorgos …
Sot shumica prej atyre shqiptareve jo vetem punojne por jane paisur edhe me dokumenta suedeze . Veç fatit ishte edhe humanizmi i Jorgos dhe ngrohtesia e strehezes qe ai e hapi per shqiptaret, humanizem dhe ngrohtesi qe nuk duhet arruar ….
Origjina e tij është nga Gumenica, flet pastër gjuhën shqipe, me atë theksin e bukur Arvanitas, ai tregon se brenda në shtëpinë e tij dikur në Gumenicë flisnin shqip dhe ka qënë gjyshi i tij, ai që ja u ka mësuar gjuhën shqipe.
Koha kalon, njerëzit ndryshojnë, punojnë, pasurohen, harrojnë, por ato ditë, muaj, të vështira, dhe shpirti human i Jorgo Xhanit, nuk mund të harrohet…




