Naftëtarët e Albpetrol sh.a janë ndër të paktët grupe profesionistësh që bëhen përftues të shpërblimit për festat e fundvitit.
Pikerisht për të ndarë këtë lajm, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka qenë mes tyre, për t’ju komunikuar vendimin, por edhe për t’i falënderuar, sikurse shkruan ajo në “Facebook”.
Ja postimi:
Me njerëzit e punës. Pranë naftëtarëve, inxhinierëve dhe teknikëve të Albpetrol sh.a , për ti falënderuar për kontributin dhe angazhimin e tyre, sigurisht edhe për urimin që viti 2023 të jetë akoma edhe më i mbarë për 👨👩👧👦familjet e tyre dhe çdo familje shqiptare. E lumtur për të ndarë me ta edhe vendimin për akordimin e një shpërblimi me rastin e festave të fundvitit.





