NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    18 hours ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    18 hours ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    2 days ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ing. Lulzim Omuri/ Shqipëria është një enigmë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
Të tjera
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ing. Lulzim Omuri/ Shqipëria është një enigmë…

Neutrale
Last updated: 2022/12/30 at 7:28 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Për shumicën e njerëzve, Shqipëria është një enigmë. Një vend në Europë, por jo si pjesa tjetër e Europës. Më pak e rafinuar. Ndoshta më e egër rreth skajeve. Dhe kjo është ajo që e bën udhëtimin këtu kaq tërheqës. Kështu e përshkruan Shqipërinë si destinacion turistik për 2023, Lonely Planet, platforma prestigjoze në botë e turizmit.

E bukur nga jashtë, e bekuar me natyrën por ende shumë larg mundësive. Në Europë dhe në proçes integrimi, por ende shumë larg jetesës me dinjitet të qytetarëve europianë.
Megjithatë, në festat e fundvitit qëndron tradita e reflektimit e bilanceve.

Trofetë që shiten nga qeveria shqiptare si arritje dhe fitore, nuk janë trofe për xhepat e shqiptarëve,por më shumë ngjajnë me lëmoshë,që arkivohen si arritje në sirtarin e memories historike.
Festat e fundvitit janë periudha kur qytetarët shqiptarë shpenzojnë më tepër për shportën e konsumit në familjet e tyre. Edhe këtë vit, pavarësisht shfaqjeve me ngjyra e gjallëri, fasadën e mësuar përmendësh, kryeqyteti Europian i Rinisë pa rini, fuqia blerëse vjen e dobësohet gjithnjë e më shumë.
Çmimet rriten, familjet shqiptare varfërohen. Shpërblimet e fundvitit ecin me hapin e breshkës, në rastin më të mirë.
Korrupsioni dhe institucionet janë kthyer pothuajse në sinonim të njëra tjetrës.
Realiteti qëndron kokëfortë dhe pavarësisht dukjes; një përbindësh i kthyer në sistem, po e bën të vështirë rikthimin e shpresës tek qytetarët shqiptarë. Por jo të pamundur!

Një vend në Europë, por jo si Europa…
Europa nis të jetë afër nesh kur ne të punojmë drejt saj.
Europa nuk është çmim, nuk është as destinacion. Europa është një sistem vlerash që ndërtohet nga institucione të përgjegjshme, nga njerëz me integritet e vendosmëri për tu përmirësuar.
Europa vjen më afër nesh kur arsimi cilësor të jetë normalitet dhe jo mungesë.
Europa është një sistem shëndetësor që nuk të sëmur. Europa është një siguri që nuk të vret. Europa është sundim i ligjit dhe jo i parasë. Një qytetar që jeton me dinjitet në pronën e tij, me lirinë dhe të drejtën për tu zhvilluar.
Europa është mentalitet,sa afër aq edhe larg nesh.

Shqipëria, ky vend “enigmatik”për nga bukuritë dhe natyra, nuk ka pse të mbetet i tillë nga vështirësitë artificiale që e ndalojnë për tu zhvilluar. Enigma e vetme qëndron në zgjedhjen e alternativës më të lirë për nga fuqia blerëse këto kohë dhe mbijetesës për pjesën tjetër të vitit, vullnetit politik për të ndryshuar në radhe të parë modelin dhe pastaj vendin.
Deri atëherë, Viti i Ri do të mbetet i njëjti, per ata që do të jenë akoma këtu.

Neutrale December 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
18 hours ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
18 hours ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
2 days ago
Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !
2 days ago
Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
2 days ago

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Irena Beqiraj: Zhvillim do të thotë t’u sigurosh mjaftueshmërinë atyre që kanë më pak !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?