Zilja e telefonit tringëlliu dhe në ekran doli emri “Mirela”, mikja jonë familjare ketu në Chicago.
-Ju presim për Krishtlindje, do vimë t’ju marim ne me makinë-. Nuk kishim shanse te kundërshtonim. Ju nuk mund të kundërshtoni dot në raste të veçanta.
Korçarët janë të vështirë për t’u miqësuar, por nëse je miku i tyre ekziston një lloj respekti mistik aristokrat me ngjyra që tejkalojnë miqësinë e zakonshme. Ata seç i japin një ngjyrim solemn të veçantë miqësisë. Është familja e Vasillaq Kolçe, një familje tipike me koncepte fisnikesh përzier me nje lloj konservatorizmi të tille. Në çast mu kujtua një thenie e Francis Bacon, filozofit të madh anglez – Miqesia dyfishon gëzimet e përgjysmon shqetësimet.
Aty rreth orës 16.00 përpara hyrjes së pallatit mbërrin një makinë Audi, fuoristradë blu, por nuk reaguam se vijnë shumë makina dhe se vajza e asaj familjeje që erdhi për të na marë, Merka, një vajzë e bukur dhe mjaft serioze edhe kur buzëqesh, nuk na kishte thënë që kishte blerë Audi të ri. Kur zbriti nga makina, veshja e saj një pallto ngjyrë gjaku e kombinuar aq bukur,( ne shqiptarët dimë të vishemi shumë bukur) vezulloi për një çast. Kisha kohë nuk kisha parë një vajzë në kompleks të bukur si ajo edhe pse këtu ku jetoj janë të pasur. Nuk mendoj se këta dinë të vishen më bukur se femrat shqiptare aristokrate dhe e them me bindje të plotë këtë aksiomë.
Udhëtuam më pak se gjysëm ore dhe kur zbritëm nuk durova pa i thënë – Merka, më solle në mëndje filmin “E dashura ime Libera” se je veshur dhe i ngjan Liberas në atë film ( Claudia Cardinale). Ajo është një fisnike e turpshme, (gjithmonë më ka kujtuar Rruth Morse te “Martin Iden” i Xhek London), buzëqeshi me turp dhe na drejtoi për në shtëpi. Shtëpia në katin e dytë, në një pallat dykatësh të bukur, dukej sikur merte pjesë në gëzimin e familjarëve.
Me të qeshur u thashë pasi u ulëm, se shtepia kushton dyfishin e tregut, sepse Mirela, e zonja e shtëpisë, vajza e një inxhinieri që kishte mbaruar në Çeki në vitet e diktaturës së Hoxhës dhe që ishte me emër në rang Republike, kishte hoby pikturën. Muret dhe gjithçka i ngjanin një galerie të bukur, sistemuar dhe pikturuar nga Mirela( drejtoreshe kopeshti në Korce, para se të vinin në USA).
U ndjeva si në një event artistik kur pashë edhe pianon dhe shume libra në bibliotekë. -Po në piano kush luan ?- pyeta.
-Merka- më tha Llaqi. Tunda kokën në shenjë kënaqësie që ndodheshim në një ambient të tillë.
E bukur ishte se Llaqi, ( kishte punuar si kryetar rajoni në Bashkinë e Korçes), mbante nënën e tij në shtëpi, një zonjë fisnike nëntëdhjetetre vjeçare dhe e veçanta e saj ?
Ajo mbante mënd të gjithë numrat e telefonave të familjes, përfshirë dhe vajzën e martuar me femijë dhe fliste çdo ditë me ata.
Pasi biseduam pak kohë, na ftuan në tavoline.
Unë nuk do e mendoja dot se mund të gjeja një tavolinë shqiptare të kuruar me gjithcka në atë menyre. Vajza e madhe, Roena, mbaruar shkollën në USA për shendetin publik ishte shefe kuzhine artiste siperore në hobyn e saj, kurse Merkën e dija që është një artiste me class të larte në organizimin e eventeve sepse organizon të tillë për shqiptarët e Chicagos në festa të ndryshme.
Nuk dua te permend menyne (në mëndje më erdhi taverna Vasili nê Korcë, e preferuar për mua) edhe pse kishte aq shume dhe me aq class te servirura. Ishte si nje skene filmi në familje aristokrate në evente të tilla. Gjatë darkës folëm për gjera të ndryshme kryesisht art dhe më pak biznes.
Sotiri, dhendri, kishte biznese me rreth 50 punetore, një në Chicago dhe një në Florida. Një djalë shumë i zoti dhe i thjeshtë. Edhe aty ne bisede, halli më i madh i tij ishte sigurimi i jeteses se punetoreve në kohë krize. Djale i rralle, mendova sepse tre vjet kam qe kam ikur nga Shqiperia…
Nena na fliste rralle dhe fjale qe i degjoja me kenaqesi. Qendroi ca me ne në tavoline dhe u ngrit u ul në vëndin e saj. Dikur kërkova të shikoja në tv, se folem gjate edhe për shijet në muzikë pasi Merka luajti dhe pjesë në piano, koralen “O fortuna” nga opera Carmina Burana e Carl Orff. Sa filloi televizori pjesën… -më pëlqen shume dhe mua kjo-, tha nëna Kaliroi. Shtanga… ajo ishte 93 vjeçare. U ngrita dhe me gotën e verës shkova tek nena e pershendeta nga pranë…
Ne shkuam për pak orë atje, por ndërkohë ora 11.00pm dhe “detyruam” veten qe te ngriheshim.
Në fund, dhuratat e tyre u shoqeruan edhe me romane që ti lexoja.
Krishtlindje më të bukura nuk kisha festuar në jetë.
Shqiptaret e Chicagos festojne bukur, por nese shton edhe disa kualitete fisnike dhe artistike qe ka familja Kolçe edhe si korçare qe jane, Krishtlindja ishte “e denuar” të festohej ashtu. Me premtimin se do takoheshim shpejt, na përcollen deri në shtepi edhe Zonja e shtepise bashke me Merkën ( menaxhere në një bankë) si shofere.
Ju ka rënë rasti që ka evente që nuk doni të mbarojnë?
Rrugës “Natë e shenjtë, natë e qetë” na shoqeroi edhe pse temperatura shenonte -12 grade celsius.
Chicago 12/27/2022

