Sikurse është bërë me dije nga gjithë mediat, deputeti Xhelal Mziu ka shtruar sot një drekë për festat e fundvitit.
Ftesës së tij i janë përgjigjur shumë deputetë, midis tyre edhe Sali Berisha.
Ajo çka binte në sy, ishte pjesëmarrja e deputetëve pavarësisht qëndrimit që mbajnë në lidhje me grupin e deputetëve që janë mbështetës të liderit historik, Sali Berishës.
Berisha ka shpërndarë një foto në “Facebook”, shoqëruar me mesazhin: Një drekë, si nisje e re e grupit parlamentar…
Nisur nga kjo, ka reaguar deputeti Gazment Bardhi me një status në rrjetet sociale.
Ai shkruan: Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat !
Ja postimi i tij:
Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat! ✌️

