Simbol të bashkisë Tiranë e konsideron deputeti Belind Këlliçi, Viola Spiron, ish drejtoreshë e bashkisë Tiranë, e cila është arrestuar sot për vjedhje e mashtrim.
Kujtojmë se Belind Këlliçi është kandidat i opozitës për kreun e bashkisë së kryeqytetit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Ja postimi i tij:
Viola Sterjo, simboli i Bashkisë Tiranë.
Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni.
I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë. Ekip i denjë vetëm për qeli.
Një gjykatë europiane, e paintimiduar nga politika, do t’i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga. S’do të kishin as mundësinë për të kandiduar.

