Elsa Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e Nebil Çikës. Fejesën e tyre e njoftoi revista “Minerva”, nr.38, maj 1936. Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet. Në dokumentet e kohës, dosjen e Sigurimit, thuhet se Nebil Çika ishte “ekzekutuar në ditët e çlirimit”.
Për Elsën erdhën ditë të vështira. Nuk u mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por vijuan besnikërisht persekutimin.
Ajo u arrestua më
18.5.1947.
U përfshi në një proces “grup armiqësor ” me 20 të pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Për këta, në dosjen d Sigurimit të Shtetit thuhet se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak, etj.
Në pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe SIM-it.
Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U lirua nga burgu (Punëtoria Qendrore e Artizanatit) më 7.5.1952.
Në fund të viteve ’50 u riatdhesua pasi ishte shtetase italiane !
Në dosje për Elsën thuhet se ishte vënë në përpunim “si e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, si “agjente e zbulimit italian”, dhe se i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet legatës. Për ta përpunuar (marrë informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve të sigurinit) ishin aktivizuar informatoret “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “
Përpjekja”.
*Informacioni është marrë nga dosja Sigurimit – KD
Foto nga arkivi familjar!
– Elsa Çika Martinelli
– Urimi i redaksisë së Minerva me rastin e fejesës
– Elsa dhe Nebili me miq në Tiranë
– Elsa me Ikbal Çika ,motra e Nebilit ,Tiranë.
– Nebili dhe Elsa në një nga plazhet e Jugut .
– Elsa dhe Nebili me zonjën Erbara, nëna e Suad Erebara , italiane e martuar me shqiptar dhe ajo, dhe fëmijët e sajë në Tiranë .






