Lefter Maliqi është kandidati i opozitës për kreun e bashkisë Kuçovë, zgjedhje që do të mbahen në 14 maj 2023.
Duket se ish deputeti Maliqi nuk humbet kohë, por ka vijuar takimet me banorë të zonës.
Një takim të madh ka realizuar sot në Perondi, ku shfaqet mes qindra banorëve të atij fshati.
Ja postimi i tij:
Nga Perondi-Kuçovë… takimi përmbyllës i vitit! E mbyllim me këngë e valle, ashtu siç do jetë jeta e qytetarëve të Bashkisë Kuçovë dhe gjithë Shqipërisë pas 14 Majit 2023. Ju uroj gëzuar dhe mbarësi në familjet tuaja! Rikthehemi fuqishëm në Janar për t’i rikthyer pushtetin Popullit më 14 Maj. Mirënjohje të gjithë bashkëqytetarëve të mi!





