(Nuk po bëj politikë)
Prej vitesh dibranët kërkojnë që mos mbytet dibra, që mos u vjedhin jetën, në fakt kërkojnë jetën e vjedhur, jetën e mohuar prej vitesh. E siç duket fjalët bien në vesh të shurdhër. Në shurdhimin e fjalëve diçka lëngon më shumë sesa vet fjalët!
Uji, si ndër më krysoret e jetës edhe uji mungon prej ditësh. Një telefonatë që më erdhi mbrëmë u njoftova se prej datës 10 dhjetor fshati Muhurr është pa ujë të pijshëm, kjo për shkak të një problemi të tubacionit që sjell ujin në fshat ai është dëmtuar dhe sot data është 27 dhjetor që fatkeqësisht nuk është rregulluar. Më e keqja, më e tmerrshmja është se askujt nuk i ka shkuar në mendje ta rregulloj, e aq më e tmerrshmja është se asnjë prej banorëve nuk ka reaguar për rregullimin e tubacionit të prishur!
E kam thënë prej kohësh dhe vitesh se Shqiptarët duhet të kthehen te jeta, nga jeta, për jetën. E siç edhe duket se banorët e Muhurrit kanë vendosur të jetojnë në kohën e mërhumit kur ujin e merrnin me gomerë dhe kuaj në çezmet publike të hershme, por nuk mund të thonë dy fjalë as për jetën, jetët, familjet!
Uji është jeta, dhe jeta pa ujë nuk është jetë. Në prag festash ju lutem bëhuni të ndërgjegjshëm!

