Disidenti më i madh rrojti për me tregu…
Përdorimi i fjalëve i persekutuar, i përndjekur u caktua nga një autoritet që në të vërtetë nuk donte të shprehte disidencën dhe kundërshtimin e regjimit por dhunën mbi ta.
Kuptimi i vërtetë i këtyre fjalëve shprehte mëshirë ndaj të mundurve dhe pa dyshim mungesë dinjiteti sepse të mundurit nuk mund të jenë krenar.
Një mëndje djallëzore i futi në një kategori me kriminelët ordinerë në garën e madhe për protagonizmin e viktimës.
Kundërshtarët e regjimit ose disidentët nuk u dukën kurrë as sot pas 30 vjetësh vetëm që të mund të organizoheshin por vazhdojnë dhe sot një ndarje e stisur nga Sigurimi i Shteti që kur ishin në burg në ballistë, zogistë, socialdemokrat, komunist të përvëluar, ose të dënuar të dyshuar se kishin marrë vesh ca të vërteta që nuk i morën vesh kurrë, ose të dënuarit për kapriçio pushteti.
Përfundimisht ka pasur një garë për përfitim duke vënë në përdorim dinjitetin si i persekutuar në favor të pushtetit.
Është temë e madhe dhe e gjatë me shumë shembuj konkretë, por si përfundim kundërshtarët e vërtetë të rregjimit janë vrarë dhe pa varrë, ku shumica e tyre nuk përmenden fare ose janë në goditjen e vazhdueshme si kriminelë duke përdorur parrullën e famëshme të dakortësimit me regjimin “na i mori hakën Enveri”
P.S Disidenti më i madh rrojti për me tregu.