Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Bëhet me dije se epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit të Korçës.
Goditja kishte një magnitudë 2.6 gradë e shkallës Rihter.
Thellësia ka qenë 1 kilometër dhe kjo ka bërë që banorët e zonës ta ndjejnë tërmetin. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

