Një premtim të kryer e quan ministrja e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro, vizitën e para tre ditëve të kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis edhe në Dropull, krahas Himarës dhe Finiqit.
E ftuam para dy muajsh, shkruan Kumbaro në rrjetet sociale, dhe ja ku u krye, për t’i treguar bilancin e punëve të kryera në këtë bashki.
Postimi i saj:
Mirëmëngjes ☀️ me çastet e vizitës në #Dropull të kryeministrit të Greqisë 🇬🇷 Kyriakos Mitsotakis, pikërisht aty prej ku me kryeministrin Edi Rama 🇦🇱 dhe kryebashkiakun Δημήτρης Τόλης Dhimitraq Toli i bëmë ftesë dy muaj më parë të na bashkohej në bilancin e punëve të kryera në këtë bashki ku jeton një pjesë e madhe e minoritetit grek në Shqipëri 🤝🤝 dhe për planet e reja të zhvillimit të krejt zonës 💭✅

