Franco Frattini që mbrëmë nuk është midis nesh.
Italia humbi një nga politikanët, diplomatët e europeistët më të vyer.
Shqipëria e shqiptarët në tërësi, një mik e mbështetës të pa lëkundur.
Ballkani Perëndimor një shtytës të fuqishëm për rrugën europiane.
Ish Minister i Jashtëm e Komisar europian.
Së fundmi President i Këshillit të Shtetit.
Frattini ishte një nga Ministrat e Jashtëm më aktiv, më të vendosur për të forcuar rolin e Italisë në BE.
Një njohës me një vizion të qartë për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor ndaj Italisë, si dhe në zhvillimet e stabilitetin e BE në përgjithësi.
Frattini ka luajtur një rol kyç në pozicionet e tij, për integrimin tonë europianë.
Veçanërisht kontributi i tij ishte thelbësor në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Ne duhet ta kujtojmë me respekt e mirënjohje atë.
Edhe duke i shprehur ngushëllimet familjes së tij, Forca Italia e personalisht Berlusconit, Ministrisë se Jashtme dhe Qeverisë së Italisë.

