Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka vizituar sot Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse me rastin e Krishtlindjes.
Begaj e përcjellë mesazhin e tij edhe në “Facebook”:
Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë!
Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!
Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, i cili pak kohë më parë celebroi 50 vite si Peshkop dhe 30 vite si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët!

