Personi që vrau në dhjetor 1943 këshilltarët e Hekalit si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të tij ishte Isuf Hasan Metaj (Belishova) nga fshati Belishovë. Shifra e të vrarëve është kontradiktore. Sipas një dokumenti të datës 15.12.1944 thuhej se ishin vrarë 13 këshilltarë. Në një dokument pa datë të vitit 1945 thuhet se ishin vrarë 11 këshilltarë. Pastaj në vitin 1950 shifra zbret në 12 këshilltarë. Në vitet e “lavdishme” të partisë të gazepit, shifra u stabilizua në 10 këshilltarë.
Isufi u ndihmua në marrjen e hakut nga vëllai i tij, Shefqeti, u cili u vra në përpjekje me komunistët duke mos rënë i gjallë në duart e tyre. Isufi në nëntor 1944 u arratis në Itali. Më 4.12.1957 u vu në përpunim nga Drejtoria e Zbulimit Politik, por rreth tij nuk u sigurua asnjë informacion. Në vitin 1961 u vendos në SHBA. Cilësohej “agjent i imperializmit anglo-amerikan”. Vdiq në vitin 1980 Filadelfia të SHBA-së.
Kastriot Dervishi/ Isuf Hasan Metaj (Belishova-Mallakastër)
Leave a comment
Leave a comment

