Zi e rëndë në botën e politikës.
Franco Frattini vdiq në moshën 65-vjeçare. Politika vajton Franco Frattini, ish-ministër i Jashtëm në qeverinë e Berlusconit dhe president aktual i Këshillit të Shtetit. Frattini ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, në moshën 65-vjeçare në spitalin Gemelli në Romë, ku ishte shtruar për kancer, shkruan notizie.com
Një nga mesazhet e para të ngushëllimit ishte ai i Silvio Berlusconit. “Franco Frattini ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit: në Itali dhe jashtë vendit ku u vlerësua nga të gjithë për kompetencën me të cilën kreu rolin e Komisionerit Evropian dhe më pas të Ministrit të Jashtëm. Do të kujtoj gjithmonë aftësinë e tij të madhe për të përballuar problemet komplekse me buzëqeshje, për të qenë i qetë në çdo rol dhe vlerësimin që mbolli. Do të më mungojë ai si dhe të gjithë njerëzit që patën fatin të bashkëpunonin me të. Një përqafim për familjen”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.




