Gruaja që dashuroj udhëton nëpër lëndinat e mia të vetmisë
Në shkretirat e mendimeve unë mbjell lule shprese,
Ajo, gruaja banon në katër dhomat e zemrës që pulson me emrin e saj,
por ka kohë që mungon me prezencën
…Ç’trishtim!
Ajo, e bukura më trazon gjumin nëpër ëndrra teksa shfaqet si imazh hëne
Ditëve më duket se e takoj sa herë marr frymë,
në buzët e mia të kripuara me lot hedh fara luledielli,
pastaj, i hanë zogjtë teksa këndojnë këngët e vetmisë!
…Ç’dhimbje!
Ajo, perëndia më mësoi dashurinë pasionate pa puthje e prekje, po me plot jetë në mesin e pritjes sime.
Ajo, me trup i përket dikujt tjetër
me shpirt më përket mua!
…Ç’padrejtësi!
Ajo, nuk nguron t’ma mbush jetën me jetë,
dhe unë betohem në emrin e saj
Teksa numëroj gjërat e shenjta
këtë grua e numëroj 62782 herë për krejt jetën time!
…Ç’lumturi!
17.12.2022!



