Sot, 98-vjetori i “TRIUMFIT TË LEGALITETIT”🇦🇱
24 Dhjetori 1924 mbetet padyshim një ndër datat më të rëndësishme historike shqiptare!
Kjo është Dita e Legalitetit, dita e kthimit të qeverisë legjitime të Shqipërisë.
Që nga kjo ditë, Ahmet Zogu, si kryeministër, president i parë e më vonë si Mbret i Shqiptarëve, bëri kthesën e madhe, atë të krijimit të shtetit të parë modern shqiptar.
Për Shqipërinë dhe për kombin tonë nisi një epokë e re, EPOKA E ZOGUT.
“ATDHEU MBI TE GJITHA”🇦🇱



