Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarish në është përfshirë nga flakët në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi.
Kështu njofton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Janë konfirmuar 11 persona që kanë humbur jetën, por numri i tyre mund të shtohet sepse ka të plagur rëndë me djegie të shkallës së lartë, të cilët janë dërguar në spitalet e rajonit.
Flakët kanë shkatërruar plotësisht katin e dytë të pallatit që dyshohet se funksiononte në mënyrë të paligjshme dhe ku strehoheshin dhjetëra të moshuar.
Siç raporton agjencia Reuters duke cituar TASS, shtëpia e të moshuarve në fjalë funksiononte pa licencë.


